Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti, është krenare me kontributin në vendimin e GjND-së.
Postimi:
“Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim historik ishte rezultat i një pune të përkushtuar të njerëzve më profesionistë dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet demokratike të Bashkimit Evropian.
Ky vendim nuk ishte vetëm një fitore ligjore, por një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës, për të drejtën tonë historike dhe politike për të qenë të lirë dhe të pavarur.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare për rolin e saj të pazëvendësueshëm në të gjithë këtë proces, në rrugën e shtetformimit dhe të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.
Sot, 15 vjet më pas, përkujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan në këtë të arritur madhore dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike dhe të barabartë mes kombeve të lira.”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në