Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se do të punojë me orar të reduktuar, si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta të paralajmëruara nga institucionet kompetente.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut, Gjykata thekson se vendimi është marrë në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025.
“Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot, kjo gjykatë do të punojë me orar të reduktuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Gjykata e Apelit bën të ditur se masat do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimi i menaxhmentit të gjykatës:
“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike.”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në