Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë vdekur në Gjakovë.
Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë në emergjencë, por përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’u mbijetonin plagëve të marra.
Rasti e ka konfimuar zdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”.
Sipas Elezajt, njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në