Ora po godet prapa për përcaktimin përfundimtar nëse legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet apo jo. Janë vetëm edhe gjashte ditë dhe tri seanca, që do ta vendosin fatin institucional të vendit.
Afati përfundon të premten, kur Deharit i soset afati ligjor prej 48 orësh për thirrjen e radhës së seancës. Pas kësaj, vendi mund të futet në një zonë të paqartë ligjore dhe kushtetuese, për shkak të mungesës së sqarimit për “çka ndodh nëse nuk zgjedhet Kryetari i Kuvendit”.
VV ka numrat – me ndihmën e PDK-së – për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, por kërkon vetëm një zgjidhje: votim të fshehtë për Albulena Haxhiun. Që nga nisja e këtij ngërçi, në seancat e dështuara për më shumë se tre muaj, qëndrimet nuk kanë ndryshuar.
Tashmë Kushtetuesja ka pranuar lëndë të re në lëndën e vjetër, ku i kërkohet gati se të vizatojë se çfarë ka thënë: Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i janë drejtuar në të njëjtën linjë.
PDK ka kërkuar katër pika të saktësohen deri në paekuivokizëm:
Të shpallet vendimi i Kuvendit për Komisionin për Votim të Fshehtë si jokushtetues.
Të shpallet ndërprerja e seancës si jokushtetuese.
Të urdhërohet vazhdimi i seancës konstituive me votim të hapur, sipas praktikave të mëhershme.
Të konstatohet se dështimi në zgjedhjen e Kryetarit nuk çon automatikisht në zgjedhje të reja.
PDK argumentoi se Aktgjykimi i 26 qershorit 2025 i Gjykatës ndaloi ndryshimin e rendit të ditës të seancës konstituive dhe hodhi poshtë të ashtuquajturin Komision për Votim të Fshehtë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në