Policia e Kosovës ka vazhduar me kontrollet në trafikun rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, raporton Gazeta Sinjali.
Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më 18 korrik 2025 rreth orës 18:00, ka ndaluar një veturë të tipit Golf me targa të huaja në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.
Gjatë matjes me radar laserik, është konstatuar se shoferi, Q.Rr., 21-vjeçar, po ngiste automjetin me shpejtësi prej 144 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 60 km/h.
Për këtë kundërvajtje, Policia ka shqiptuar ndaj tij këto masa: Gjobë në vlerë prej 300 € dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet