Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të marrë drejtimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të ndikojë në zhvillimet në Bosnje.
Në një intervistë për gazetën serbe Danas, ajo ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ka humbur autoritetin për të vazhduar ndërmjetësimin në këto procese, ndaj Trumpi do të synojë të përcaktojë ritmin e bisedimeve.
“Fatkeqësisht, BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat. Dhe presidenti Trump nuk e ka zakon ta ‘ndjekë’ BE-në gjithsesi, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave. Unë besoj se ai me siguri do të fillojë bisedimet për Bosnjën dhe Kosovën”, ka thënë Trajkoviq.
Ajo ka përmendur Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e cilëson si një bazë të rëndësishme që Trump e ka lënë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Sipas saj, marrëveshja përfshinte dy çështje kyçe: “statusin e serbëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe normalizimin ekonomik, përfshirë bashkëmenaxhimin e burimeve strategjike si Gazivoda dhe Trepça”.
Trajkoviq gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet e administratës Trump për të afruar Prishtinën dhe Beogradin përmes projekteve konkrete infrastrukturore dhe ekonomike, pa fokusuar bisedimet në kufijtë kombëtarë.
Ndërkohë, ajo ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një përgatitje të mundshme të Serbisë për konflikt në vitin 2025.
“Deri më tani asnjë institucion ndërkombëtar – as NATO, KFOR, BE apo Departamenti Amerikan i Shtetit – nuk ka ofruar dëshmi që mbështesin një pretendim të tillë”, ka deklaruar ajo.
Trajkoviq shton se Ushtria e Serbisë ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe -in dhe se është “e pamundur që të ndërmarrë veprime pa një ‘dritë të gjelbër’ nga ndonjë aktor ndërkombëtar”.
Ajo theksoi gjithashtu se, “nëse ndonjë plan i tillë ekziston, ai do të ishte rezultat i një marrëveshjeje jo-transparente, në të cilën nuk beson”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet