Të paktën 19 persona, përfshirë një fëmijë, janë lënduar mbrëmjen e së premtes në një incident me fishekzjarrë gjatë panairit “Rheinkirmes” në Dusseldorf të Gjermanisë.
Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda, njoftuan autoritetet lokale.
Një prej fishekzjarrëve dyshohet të ketë shpërthyer në një lartësi të ulët dhe në mënyrë të parregullt, duke shkaktuar kaos në mesin e vizitorëve. Shkaqet e incidentit janë ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë rreth 80 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi. Organizatorët e panairit, që mbahet çdo vit në nder të Shën Apollinarit, ndërprenë festimet dhe paralajmëruan se do të shqyrtojnë nëse përdorimi i fishekzjarrëve do të lejohet në edicionet e ardhshme.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në