Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar se lejimi i Ukrainës që të përdorë armët e ofruara nga Gjermania për të goditur objektivat në Rusi nuk do të çojë në ndonjë përshkallëzim dhe është i nevojshëm për vetëmbrojtje.
Këto komente kancelari gjerman i bëri gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Rheinsche Post, transmeton Telegrafi.
Scholz mbrojti ndryshimin në pozicionin e Gjermanisë, i cili u njoftua për herë të parë publikisht javën e kaluar.
“Ne jemi të bindur se kjo nuk do të çojë në një përshkallëzim sepse – siç ka thënë edhe presidenti i SHBA-së – është vetëm çështja e aftësisë për të mbrojtur një qytet të madh si Kharkivi, për shembull”, tha ai.
Ai shtoi se vendimi është marrë me kujdes, në konsultim me partnerët.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,