Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, është arrestuar të premten nga Policia në pikën kufitare në Bërnjak pasi gjatë ditës kishte mbajtur fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, raporton Radiotelevizioni Publik (RTK) me konfirmim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Popoviq gjatë ditës kishte përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së, duke e cilësuar si organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë.
Gjithashtu, në këtë deklaratë ai ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.
KOHA ka kontaktuar me Policinë për të mësuar detaje të tjera nga ky arrestim. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në