Emisioni T7 Spotlight sonte ka trajtuar çështjen e skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet për shpëlarje parash dhe korrupsion.
Gazetari slloven, Luka Pers ka folur ekskuzivisht për T7 Spotlight lidhur me raportimet dhe zbulimin e rastit.
‘’Siç më kujtohet, Gen ka përdorur në mënyre strategjike lidhjet politike në Kosovë, sidomos lidhjen e dukshme që kishte me kryeministrin e tashëm të saj, Albin Kurti.’’, tha Pers.
‘’Nëse mu kujtohet mirë, diku rreth 20 milion euro u kanë transferuar degëve të Gen në Tiranë dhe Kosovë gjatë 2015 deri më 2022, por arsyeja e transferit është ende e paqartë. Në atë kohë mbeta duke i bërë vetës disa pyetje: çfarë i ndodhën ato 81 milion euro që selia e Gen ua dërguan filialet në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë? Ato para u zhdukën pa asnjë provë. ‘’, shton ai.
‘’Ndoshta do ketë aktakuzë ndaj kryeministrit Robert Golob. Po nëse kjo ndodhë, besoj që do të mbyllet kur të fillojnë zgjedhjet në prill të 2026-tës.’’, përfundon ai.
Shihni videon më poshtë:



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në