Botapress 2 Qershor – Kryediplomatja Donika Gërvalla i ka reaguar mediumit zviceran të cilit i dha intervistë, duke thënë se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftër.
Gërvalla, e cila nga ky medium u citua të ketë thënë se civilë shqiptarë janë vrarë pas luftës dhe se për ta duhet të ketë drejtësi, sot shkruan se nëse janë kryer krime, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.
“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un që tha se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar ajo.“Gërvalla-Schwarz kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK. Viktimat ishin serbë, romë dhe shqiptarë oponent të UÇK’së”, thuhet ndër të tjera në artikullin për mediumin zviceran.
1/2 Die @NZZ hat die falsche Tatsachenbehauptung publiziert, dass nach dem Ende des Krieges die UÇK Morde begangen hätte.
Die UÇK wurde nach der Befreiung Kosovas im Juni 1999 aufgelöst. Wenn Verbrechen begangen worden sein sollen, dann von Individuen, nicht von der UÇK.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 2, 2021