Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.
Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 16°C në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në