Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, dje gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash
Pas këtyre veprimeve hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuarit nga të cilët dy të dyshuarit me veturën e parë paraprakisht kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kanë goditur dy vetura të parkuara ku kanë shkaktuar aksident me dëme materiale.
Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku nga bastisja e realizuar dhe nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
- substancë narkotike dyshohet e llojit marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë e ndarë në doza për shitje dhe qese të ndryshme najloni (vlera e shitjes ilegale të kësaj substance narkotike në doza vlerësohet rreth njëmbëdhjetë mijë (11.000) euro
- të holla në vlerë njëqind e pesëmbëdhjetë (115) euro;
- një peshore elektronike;
- disa qese najloni për paketim të substancës narkotike;
- një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike;
- dy telefona mobilë;
- një veturë me targa vendore.

Personat e dyshuar të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet