Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme, pas reagimit të Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme që shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.
“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme,” ka shkruar Orav, teksa ka shpërndarë postimin e reagimit të Supremes gjatë ditës së sotme.
Gjykata Supreme, në një vendim të martën, shfuqizoi Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja tha se deputeti i betuar nuk mund ta ushtrojë edhe funksionin e ministrit në detyrë.
Qeveria në detyrë reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe të njëanshëm.
Në reagimin e sotëm, Supremja ka thënë se deklaratat e Qeverisë në detyrë janë të papranueshme dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.
Të tjera
Aktuale
100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë
Aktuale
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një
Aktuale
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione të zbarkimit ajror në veri të Kosovës
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe