Kompania kineze e lodrave “Pop Mart”, e njohur për kukullat Labubu, ka njoftuar rritje të madhe të fitimeve për gjysmën e parë të këtij viti.
Kompania me seli në Pekin bëri të ditur se fitimet janë rritur me 350 për qind, ndërsa të ardhurat janë më shumë se trefishuar. “Pop Mart” ka vlerë tregu prej mbi 40 miliardë dollarësh.
Edhe pse kukullat Labubu u hodhën në treg në vitin 2019, ato përjetuan rilindje gjatë vitit 2024. Qindra koleksionistë, fëmijë dhe të rritur janë të fiksuar pas tyre, dhe kjo vërtetohet nga fakti se gati 40 për qind e të ardhurave të kompanisë këtë vit vijnë nga shitjet jashtë Kinës.
Shumë dyqane nëpër botë janë detyruar të pezullojnë shitjet e kukullave Labubu për shkak të kërkesës jashtëzakonisht të lartë.
Partneritetet e “Pop Mart” me emra të mëdhenj si Coca-Cola dhe One Piece kanë ndikuar pozitivisht në suksesin e Labubu.
Vetëm në muajin qershor, shitjet e Labubu në SHBA u rritën me 5 mijë për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“S’kemi parë asgjë të tillë tek kompanitë e tjera”, ka thënë analisti Vinci Zhang për BBC-në.
Popullariteti i madh i Labubu ka nxitur edhe rritjen e kukullave false, të cilat njihen me emrin “Lafufu”.
Autoritetet kineze konfiskuan mbi 46 mijë kukulla të falsifikuara Labubu vetëm gjatë qershorit, si pjesë e një fushate për të luftuar tregun e zi në rritje të kukullave.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person