Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rusia përpiqet të jetë faktor destabilizues në të gjithë Evropën, e se këtë rol në Ballkan e bën Serbia si dorë e zgjatur e saj.
Megjithatë, Osmani ka theksuar se në Kosovë Rusia “ka zero ndikim”.
Ajo hodhi poshtë termin “tensione” mes Kosovës dhe Serbisë, teksa arsyetoi se agresori dhe viktima nuk mund të futen në një thes.
“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa në mbrohemi vazhdimisht. Në historinë e ekzistencës së kombit tonë, ne asnjëherë nuk kemi pushtuar apo sulmuar, madje as edhe një centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Ajo që kemi bërë gjithmonë dhe vazhdojmë ta bëjmë është ta mbrojmë pavarësinë tonë, ta mbrojmë integritetin tonë territorial, paqen dhe lirinë që janë fituar me shumë sakrificë”, ka thënë ajo në konferencën për media në Rigë të Letonisë, bashkë me presidentin letonez, Edgars Rinkeviç.
Osmani nga Washingtoni më 10 korrik pati thënë se presidenti amerikan ka parandaluar përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Donald Trump, sipas saj, ka përsëritur disa herë para Osmanit të njëjtën gjë. E Osmani ka thënë se bëhej fjalë për tensione të kohës së fundit.
“Nga informatat e sigurisë që i marr çdo ditë, Trumpi ka parandaluar një ndezje të mundshme së fundmi. S’po flasim për 2023-n, 2020-n, por për zhvillime shumë, shumë të vona”, pati thënë ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në