Për të 47-ën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’po merr mbështetje nga partitë tjera pos Vetëvendosjes.
Të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, prej tyre 51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të obliguar të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit deri më 26 korrik më së largu.
Megjithatë, aktgjykimi s’e qartësoi se çfarë do të ndodhë nëse nuk konstituohet Kuvendi.
Derisa Vetëvendosje këmbëngul që emri i Albulena Haxhiut të hidhet në votim për kryeparlamentare përmes votimit të fshehtë, partitë tjera po e konsiderojnë kundërkushtetuese meqë në aktgjykim thuhet se zgjedhja e kryeparlamentarit duhet të bëhet sipas praktikave të deritanishme.
Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se nëse nuk ndodh konstituimi do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.



Të tjera
Aktuale
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin
Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës
Aktuale
“Mos të ndodh me u çu pa ta japë fjalën”, tensione në Kuvend mes Haxhiut dhe Ferat Shalës
Diskutimi për çështjen e energjisë ka
Lajme
Kosova përballë 111 reformave për të siguruar mbi 882 milionë euro nga BE
Janë gjithsej 111 hapa reformash të