Gazeta Sinjali raportoi për një aksident me pasoja fatale të ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në dalje të segmentit Gjergjicë–Prizren (dalja Jug), ku si pasojë ka humbur jetën një burrë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 19:45, një kamionetë e ngarkuar me rrasa guri ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e Agim Berishës, 54 vjeç, i cili ishte drejtuesi i automjetit.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se është lënduar edhe pasagjeri, i cili është dërguar në trajtim mjekësor.
“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes se kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet relevante janë marrë me rastin. Policia apelon për vigjilencë me të madhe nga te gjithë shoferët gjatë drejtimit te automjeteve dhe respektim te shenjave në rrugët e vendit”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në