Në Kuvendin e Kosovës, përpjekja e 45-të për konstituim ka dështuar, ndërsa pas këtij dështimi ka vazhduar tensioni mes deputetëve të partive të ndryshme politike.
Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka vazhduar të insistojë për votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, nuk kanë paraqitur asnjë propozim për anëtarët e Komisionit për votimin e fshehtë.
Kur u kërkuan propozime nga deputetët e partive të opozitës, ata nuk kanë hezituar të akuzojnë Kryesuesin, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës.
“Sot është hera e 45-të që Kryesuesi është duke e shkelur Kushtetutën. Kjo është e papranueshme,” ka thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, para se fjala e tij të ndërpritej nga Kryesuesi Dehari.
Nga ana tjetër, Ekrem Hyseni i LDK-së ka propozuar që të kthehen në rendin e ditës, por edhe fjala e tij është ndërprerë nga Dehari. Ndërkohë, Time Kadriaj nga AAK e cilësoi këtë situatë si një bllokadë të qëllimshme, ndërsa fjala e saj u ndal gjithashtu.
Dehari ka deklaruar se “nuk ka vend për debat” dhe se seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë, ndërsa votimi nuk ka kaluar.
“49 deputetë për, kundër s’ka, abstenime s’ka. Nuk kemi kuorum. Ndërpritet seanca. Shihemi më 13.07, në orën 11:00 sërish,” ka thënë Dehari, duke njoftuar që seanca do të vazhdojë në datën e ardhshme.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet