Deputetët do të mblidhen sot sërish në atë që do të jetë tentativa e 45 për kostituimin e kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Tashmë 5 muaj pas zgjedhjeve, deputetët e zgjedhur me 9 shkurt s’kanë arritur që të gjejnë rrugëdalje nga bllokada e krijuar tash e sa muaj.
Mes thirrjesh për reflektim dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë kanë vazhduar të kenë qëndrimet e tyre të njëjta.
Përderisa partitë e ish-opozitës bëjnë thirrje për konsensus e marrëveshje, Vetëvendosje vazhdon insistimin në votim të fshehtë dhe kandidaturën e Albulena Haxhiut.
Ndryshe nga e kaluara, në seancat e fundit deputetët e partive të tjera po shfrytëzojnë minutazhën e shkurtër në foltoren e kuvendit për t’i bërë thirrje VV-së dhe kryesuesit të seancës Avni Dehari, që të “respektojë Kushtetutën e të kthehen të aktgjykimi i Kushtetueses’’.
Megjithatë, as VV-ja e as Dehari s’kanë reflektuar në këtë drejtim. Madje ky i fundit, është kritikuar edhe për ndërprerje të seancës në mënyrë arbitrare.
Ndryshe, afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Kushtetuesja është duke shkuar drejt fundit. I njëjti do të përfundoj me 26 korrik.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit