Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje.
“LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë e llokume”
“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, tha ai. /eo
Të tjera
Aktuale
100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë
Aktuale
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një
Aktuale
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione të zbarkimit ajror në veri të Kosovës
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe