Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për stabilitet institucional në Kosovë, duke theksuar se çdo popull meriton një qeveri të qëndrueshme të bazuar në një parlament funksional dhe aktiv.
Mandl ka theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, duke shtuar se nuk do të përfshihet në mënyrë partiake apo të marrë anë në debatin e brendshëm politik.
“Më intereson në veçanti populli i Kosovës. Nuk do të përfshihem në asnjë mënyrë partiake. Nuk do të mbaj anë kur bëhet fjalë për politikën e brendshme të Kosovës”, tha ai për Klan Kosova.
“Por i bëj thirrje të gjithë personave të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme, për t’i dhënë Kosovës reformat që i duhen, perspektivën evropiane që dëshiron populli dhe ndikimin ndërkombëtar që do të jetë thelbësor për të ardhmen e saj”, ka deklaruar Mandl.



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit