Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës Pezho ( i dyshuar) gjatë përballë kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Gazeta Sinjali ka raportuar se aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga Ledian Berisha, 20-vjeçar.
Viktimë e këtij aksidenti është Arbër Kelmendit, 35-vjeçar.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në