Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se pas raporteve të obduksionit, nga burimet ka marrë vesh se një nga shkaqet e vdekjes së Agon Zejnullahut është ngulfatja.
Miftaraj në emisionin Pressing në T7 tha se në raport nuk përmendet se nga kush është bërë ngulfatja, por se një nga shkaqet e vdekjes është ajo.
“Dje në mëngjes na erdh informata nga dy burime që kur është bërë obduksioni, një ndër shkaqet e vdekjes është edhe ngufatja. Aty nuk thuhet se ngufatja është bërë nga Policia por se një ndër shkaqet është edhe ngulfatja. Përvec obduksionit, IMK ka bërë edhe teste të tjerë që kanë të bëjnë me toksinat në trupin e të ndjerit”.
Ai po ashtu tha se mostrat e Agon Zejnullahut kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut.
“Mostrat e Agonit kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut, që do të thotë ne si shtet, kemi dështuar që të ndërtojmë mekanizma që ua lehtësojnë punën, jo vetëm Prokurorisë, Policisë por edhe edhe agjencive të tjera”, përfundoi Miftaraj.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet