Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura – një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.
Dyshohet se drejtuesi i veturës “Peugeot”, Ledian Berisha, 20-vjeçar gjatë një manovre përballëkalimi ka hyrë në shiritin e kundërt, duke goditur në pjesën ballore automjetin tjetër.
Pasojë e përplasjes ishte vdekja e menjëhershme e Arbër Kelmendit, 35-vjeçar.
Të lënduar kanë mbetur Mehmat Kelmendi, Visar Kelmendidhe Ergin Kelmendi, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Mehmat Kelmendi, për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar në QKUK – Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, emergjenca dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit Ledian Berisha, si dhe dërgimin e trupit të pajetë të viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pejë.
Rasti është nën hetime për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në