Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë në Lipjan.
Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, i cili doli në foltore pas dështimit të seancës konstituive, shprehu ngushëllime për familjen Zejnullahu dhe kërkoi “veprim të menjëhershëm institucional” për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional,” tha Gruda.
Ai theksoi se “drejtësia nuk mund të vonohet dhe se institucionet duhet të tregojnë seriozitet maksimal në hetimin e plotë dhe të pavarur të këtij rasti, për të garantuar transparencë dhe besim publik”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në