Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka mbajtur sot një performancë simbolike para Stacionit të Policisë në Lipjan, në shenjë proteste dhe kërkese për drejtësi ndaj vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Gjatë aksionit, aktivistët ngjitën postera në hyrjen e stacionit të policisë me mbishkrimin “Komandën e fundit e dha frymën”, si dhe në objektin e gjykatës me mesazhin “Pa drejtësi s’ka qetësi”, duke përcjellë kështu mesazhe për domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale.
AVONET ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm për rastin, duke theksuar se ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur dyshime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.
Performanca u zhvillua paralelisht me seancën gjyqësore që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, ndaj pesë policëve të përfshirë në lidhje me rastin./EO/



Të tjera
Showbiz
Brikena përplaset me Edisën, ish-banorja: Mashtruese! Kam marrë informacione ekstra…
Një përplasje e ashpër ka ndodhur
Lajme
Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast i rëndë është raportuar
Aktuale
Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës