Sot nga ora 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Seanca do të mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan.
Zejnullahu vdiq mesnatën e 6 korrikut pak pasi u arrestua nga policia.
Televizioni T7 mbrëmë ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Zejnullahut.
Pamjet, të cilat kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.
Në video duket qartë se Agoni ishte i shtrirë dhe i bllokuar nga disa policë.
Policët dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Të tjera
Aktuale
100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë
Aktuale
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një
Aktuale
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione të zbarkimit ajror në veri të Kosovës
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe