Giovanni Barbano, shefi i Misionit EULEX, ka reaguar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinionin publik. Barbano ka thënë se presin nga autoritet që të sqarojnë plotësisht këtë çështje.
Ai ka shtuar se ata presin edhe që kjo të bëhet në mënyrë transparente, duke respektuar plotësisht standardet e Ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
‘‘Vërej nisjen e shpejtë të një hetimi nga IPK pas vdekjes së një individi në Lipjan. Ne presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, në respekt të plotë të standardeve të Ligjit dhe të të drejtave të njeriut’’, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në