Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në komunën e Pejës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të rënda teksa ishte në vendin e punës.
Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se dje rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal në Pejë ka arritur një person pa shenja jete, për çka stafi i spitalit ka kërkuar prezencën e policisë.
Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në spital, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është Sylë Ramadani, 50-vjeçar, nga fshati Burojë – Skenderaj, i cili punonte në kompaninë “Luani-Beton” në fshatin Gorozhdevc.
Sipas deklarimeve të dëshmitarit Sh. K., viktima ishte pranë një agregati në momentin kur dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, pas çka është transportuar menjëherë në spital, por pa shenja jete.



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit