Janë ndaluar pesë zyrtarët policorë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, suspendimin e të cilëve e kërkoi Inspektorati Policor i Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut.
Ndryshe, Gazeta Sinjali ka publikuar sot emrat e pesë zyrtarëve policorë që janë suspenduar përkohësisht në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Lipjan, ku një 27-vjeçar u raportua si viktimë në rrethana të dyshimta
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të suspenduarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipja, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.
Vendimi për suspendim është marrë pas vlerësimit të veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët në menaxhimin e rastit, i cili po trajtohet tashmë nga njësitë kompetente dhe Prokuroria.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në