Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i cili u interesua për “çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim”.
ZKM thotë se Kurti theksoi “nevojën dhe rëndësinë që konstituimi i legjislaturës së nëntë të përmbyllet sa më shpejtë me zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit”.
“Ai numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra për konstituimin e Kuvendit duke përfshirë edhe takimin me liderët e partive politike në kuvend dhe takimin e ftuar nga presidentja e vendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Gjithsesi, sipas ZKM-së Kurti “foli edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që u regjistrua gjatë fundjavës që shkoi. Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi”, thuhet në njoftim.
Sipas ZKM-së, Kurti dhe Rohde, “bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimin në shumë fusha, e në veçanti në fushën e sundimit të ligjit”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet