Zjarret kanë prekur edhe Komunën e Istogut. Sipas Kryetarit Ilir Ferati në fshtrat Kovragë, Veriq dhe Gurrakoc gjendja është alarmante.
“Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme » , ka shkruar Ferati.
“Së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e tyre dhe të mbrojmë pronat, tokat bujqësore dhe sigurinë e banorëve tanë”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë
Të dashur qytetarë,
Pas situatës së krijuar nga zjarret në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, dua t’ju informoj se situata është alarmante dhe kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë ne.
Së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e tyre dhe të mbrojmë pronat, tokat bujqësore dhe sigurinë e banorëve tanë.
Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme.
Në rast se vëreni zjarr ose tym, ju lutem lajmëroni menjëherë zjarrfikësit ose Policinë.
Falënderoj zjarrfikësit, Policinë dhe të gjithë qytetarët që po kontribuojnë me punë dhe mjete për mbrojtjen e asaj që kemi më të shtrenjtë.
Së bashku do t’ia dalim!
I juaji,
Iliri
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit