Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, tha ai.
Tutje, ai shtoi se Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në