Kandidatja e VV’së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar para mediave pas dështimit të 43’të për konstituimin e kuvendit.
“Kishim edhe një seancë ku sërish opozita refuzoi të merr pjesë në votim. Ndoshta duhet me i trajtu edhe argumentet e opozitës se pse po vepron kësisoj. Ata thonë që e kemi ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron, kryesuesi i seancës në përpikëri, ashtu siç shkruan në rregullore i është përmbajtur rendit të ditës dhe tani kemi mbetur te pika e tretë. Edhe aktgjykimi i fundit Kushtetueses konfirmon që nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës.”
Ajo tha se në seancë konstituive nuk lejohet debat.
Haxhiu përsëriti deklaratën se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqet. Për këtë, Haxhiu tha se ishte qëndrimi i saj dhe se është respektuar nga VV.
“Së pari ne kemi një komision që po përpiqemi ta formojmë që 35 herë. E dyta është e drejta e VV të bëjë propozimin për kryetar të kuvendit, nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit. Kushtetuesja nuk ka vendosur një kriter se sa herë duhet të kandidojë një kandidat, e rëndësishme është që nëse në votim të fshehtë nuk i kam 61 vota, kam thënë që tërhiqem. Ka qenë qëndrim i njëanshëm i imi, por që është respektuar nga VV”, tha ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në