Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se në Ferizaj pëuroi nënkalimin “më të madh në historinë e Kosovës”.
Këtë nënkalim te Stacioni Policor në Ferizaj, Aliu e quajti si “projekt madhështor” për transformimin urban të këtij qyteti.
“Mes buzëqeshjeve të fëmijëve, energjisë së jashtëzakonshme e entuziazmit të pamatshëm të qytetarëve, nën shkëlqimin e qindra fishekzjarreve në qiellin plot tullumbace bardhë e blu ku valonte mes të tjerëve flamuri i SHBA-ve simbolikë në ditën e tij të Pavarësisë, përuruam veprën identitare të Ferizajt, një kryevepër infrastrukturore, projektin madhështor të transformimit urban – Nënkalimin tek Stacioni Policor në Ferizaj. Ta gëzoj Ferizaj, ta gëzojnë ferizajasit për brezat sot e të së ardhmes!”, ka shkruar ai.
Aliu shpërndau edhe një video nga përurimi.



Të tjera
Aktuale
“Baci” heq dorë nga politika, e lë AKR-në
Kryetari i deritanishëm i Aleancës Kosova
Lajme
Humb jetën në aksident 7-vjeçari shqiptar në Itali
Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën
Aktuale
Presidentja Osmani udhëton për në Gjermani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është