Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka nxjerrë sot në qarkullim një emision të veçantë pullash postare me titullin “Distria Krasniqi”, duke nderuar kampionen botërore dhe olimpike në xhudo, shkruan Gazeta Sinjali.
Distria Krasniqi, e shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025 në të gjitha kategoritë, tashmë do të jetë pjesë e një simbolike kombëtare që do të udhëtojë përtej kufijve përmes pullave postare.
Ky emision filatelik përmban një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë dhe është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë. Emisioni do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë, duke shërbyer si një nderim dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët dhe sportdashësit.




Të tjera
Lajme
Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka
Lajme
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit e VV-së deri tash
Në webfaqen e Komisionit Qendror të
Lajme
Numërimi i votave, kush janë më të votuarit te LDK?
Në webfaqen e Komisionit Qendror të