Mbrëmë në Prishtinë, më saktësisht në zonën industriale, një objekt është përfshirë nga zjarri. Rreth këtij rasti, në deklarimin e saj, Policia theksoi se dëmet janë të konsiderueshme dhe se hetimet janë duke u bërë , shkruan Gazeta Express.
Në deklarimin e tij për Express, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi edhe se nuk është raportuar për persona të lënduar.
Pos kësaj, nga Policia është deklaruar edhe se zjarrfikësit kanë punuar në lokalizimin e flakëve.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet