Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, teksa foli për bisedën e publikuar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, tha se ndjen keqardhje për Kusari-Lilën.
“Mbase detyra si shefe e Grupit Parlamentar ia kanë imponuar që të negociojë me Listën Serbe përmes Radojicicit. Nëse kjo ka qenë e detyruar nga partia e saj që ta bëjë një veprim të tillë, duhet të tregohet e sinqertë me publikun dhe të sqarojë cila ka qenë çështja dhe urgjenca që ta përfshijë drejtpërdrejt Radojiqicin dhe kush nga kryesia e partisë a është Kurti apo dikush që Mimozën e udhëzon të negociojë me një njeri i cili është i ndjekur nga sistemi ynë penal”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Ndjej keqardhje për Mimozën dhe e kam një dozë dëshpërimi pse e ka lejuar që të ndodhë një gjë e tillë”, tha Çollaku më tej.



Të tjera
Lajme
Haxhi Avdyli: Unë do të votoja për Vjosa Osmanin, por ne në Guxo jemi pak
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një emër
Aktuale
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona
Aktuale
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën