Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, është duke vazhduar të funksionojë.
Nga OEK është shtuar edhe se zyra në fjalë është krijuar për të dhënë mbështetje ligjore për të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim, dhe se e njëjta, është duke shënuar interesim të lartë nga ana e kompanive të cilat kanë nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontestimin ligjor.
Njoftimi:
Oda Ekonomike e Kosovës njofton se vazhdon të funksionojë zyra për përpilimin e padive ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Kjo zyrë është krijuar për të ofruar mbështetje ligjore për të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim dhe po shënon interesim të lartë nga ana e kompanive të cilat kanë nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontestimin ligjor.
Ftojmë të gjitha bizneset që ndihen të dëmtuara nga ky vendim dhe që kanë nevojë për mbështetje në hartimin e padisë, të paraqiten pranë kësaj zyre brenda Odës Ekonomike të Kosovës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet