Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga që çon në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë, të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë të udhëtarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Për të shmangur pengesat dhe bllokimin e kalimit në këtë rrugë, autoritetet inkurajojnë udhëtarët që të përdorin pika të tjera kalimi kufitar, deri në njoftimin e mëtejshëm.
Njoftimi i plotë;
Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë.
Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim.
Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet