Kreu i LDK-së, Lumir Abixhiku, ka folur pas dështimit të sotëm të seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pasi është pyetur për nismën e Presidentes Vjosa Osmani për të ftuar në një takim të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar rreth bllokadës institucionale ku gjendet vendi, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka thënë se është mirë që presidentja ka vendosur t’i mbledhë liderët e partive politike dhe sipas tij është mirë po ashtu që presidentja Osmani të ketë një qëndrim lidhur me situatën politike në vend.
“Ende s’kam marrë ftesë, shkoj kurdo që marrim ftesë. Bën mirë që na mbledh presidentja dhe bën mirë të ketë qëndrim mbi këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në