Opinionisti Ilir Deda, tha se vendi ndodhet në një gjendje bllokade institucionale për shkak të veprimeve të njëanshme të individëve që nuk kanë arritur pritshmëritë zgjedhore.
Deda ngriti shqetësimin se për pesë muaj me radhë vendi është duke funksionuar nën një paralizë politike, e cila sipas tij po i kushton rëndë qytetarëve dhe demokracisë.
Ai shtoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së vullnetit për të pranuar rezultatin elektoral dhe përpjekjeve për ta ndëshkuar gjithë vendin për një zhgënjim personal.
“Vetëm me shpreh keqardhje për jonormalitet ku ne po jetojmë edhe unë hala po pres me pa a do të këndellen e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, se kjo duhet me qenë alarm”.
“Ne jemi pesë muaj të paralizuar për shkak të arbitraritetit të dikujt aty, që Kosova mos me pas institucione se nuk po i konvenon, sepse nuk e ka rezultatin zgjedhor që e ka pritur dhe tani duhet ta dënojë krejt vendin pse nuk ia ka dhënë 500 mijë zemra”, u shpreh tutje Deda.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet