Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur arritjen historike të Nëntogeres Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u bë gruaja e parë nga jashtë Shteteve të Bashkuara që diplomoi në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim të saj, Osmani shkruan:
“Një kapitull i ri i shkruar me guxim dhe përkushtim! Nëntogere Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hyrë në histori si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School, një nga trajnimet më sfiduese dhe prestigjioze të Ushtrisë Amerikane.
Kjo arritje e jashtëzakonshme është fitore për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shtetin tonë, si dhe për çdo vajzë që ëndërron t’i prijë rrugës së shërbimit ndaj atdheut.
Urime, Nëntogere Ibrahimi! Kosova është krenare me ty dhe me të gjitha vajzat dhe djemtë tanë në uniformë!”



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të