Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër.
Të pandehurit J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake e policore serbe, kanë kryer vrasjen e dy civilëve shqiptarë, R.E dhe M.H. Ata gjithashtu akuzohen për dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave, si dhe për plaçkitjen e pasurisë së tyre.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për autoritetet e drejtësisë kosovare.
Institucioni i akuzës theksoi se mbetet i përkushtuar në ndjekjen e krimeve të luftës për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të garantuar llogaridhënie sipas standardeve ndërkombëtare.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në