Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Muhovc.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se në aksident u përfshi një veturë e drejtuar nga një 28-vjeçar, i cili ka mbetur i vdekur.
“Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, tha ai.
Sipas hetimeve fillestare, Policia thotë se shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. 28-vjeçari dyshohet se e humbi kontrollin mbi automjetin, i cili më pas doli jashtë rrugës.
Hetime kanë nisur për t’i sqaruar rrethanat e aksidentitI’m
Të tjera
Aktuale
“Baci” heq dorë nga politika, e lë AKR-në
Kryetari i deritanishëm i Aleancës Kosova
Lajme
Humb jetën në aksident 7-vjeçari shqiptar në Itali
Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën
Aktuale
Presidentja Osmani udhëton për në Gjermani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është