Korporata Energjetike e Kosovës ka premtuar se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pas raportimeve për mungesë të theksuar të prodhimit vendor
Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, këtë ta kemi të qartë,” deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, në një konferencë për media.
“Ne sot kemi deklaruar kapacitetet e prodhimit të cilat i kemi planifikuar për nesër. Ka pasur pasiguri nga ekipi i termocentralit ‘Kosova A’ për ta deklaruar atë kapacitet. Kjo është keqkuptuar dhe janë dhënë deklarata të ndryshme, me të cilat ne nuk merremi, që KEK-u për herë të parë pas 25 vjetësh nuk prodhon asnjë megavat brenda ditës. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi angazhuar maksimalisht dhe kemi bërë korrigjim të kapaciteteve që njësia A3 do të prodhojë edhe nesër,” ka shtuar ai.
“Ne vetëm e prodhojmë energjinë elektrike, e deklarojmë një ditë përpara. Është korrigjuar njoftimi se nesër prodhojmë 110 megawat në orë nga njësia A3”, ka shtuar ai.
“Kjo është e natyrshme dhe qëndron te vjetërsia që kemi. ‘Kosova A’ ka 60 vite, ‘Kosova B’ i ka 40 vite, kjo e funda është në proces të modernizimit. Ndërkaq për ‘Kosova A’ e kemi njësinë ‘A3’, për të cilin e kemi hapur tenderin me 137 milionë euro modernizim dhe rehabilitim”, ka thënë ai.
KESCO sot paralajmëroi se nga nesër e në ditët në vijim pritet të nisë një mungesë e theksuar e prodhimit vendor të energjisë, duke u kërkuar qytetarëve të kursejnë në shfrytëzimin e energjisë elektrike.
Lajmin e ka mohuar KEK, duke thënë se operimi po vazhdon normalisht dhe se nuk ka kolaps në prodhim. Ata kanë theksuar se janë duke punuar në sanimin e defekteve të shfaqura në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Sipas KEK-ut, këto janë “të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paparashikueshme.”



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się