Në pasditën e sotme, saktësisht rreth orës 14:55, Policia e Kosovës ka marrë informacion për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në