Korporata Energjetike e Kosovës më herët reagoi rreth situatës së krijuar energjetike, duke thënë se operimi i njësive prodhuese vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi.
Reagimi i Korporatës erdh pas deklarimit të KESCO-s që pohoi se ka mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë, e që në rastin më ekstrem, sipas KESCO-s, nënkupton që e gjithë sasia e energjisë elektrike do të duhet të mbulohet përmes importit.
“Njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi. Megjithatë, ekipet tona teknike janë në gatishmëri të plotë dhe reagojnë me profesionalizëm dhe përkushtim të menjëhershëm për çdo situatë.
Njësia A3 është rikthyer në operim dhe po funksionon normaliht. Njësia B1 parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, ndërkohë që po punohet maksimalisht për rikthimin në operim edhe të njësive të tjera të Termocentralit “Kosova A” në ditët në vijim” deklaroi KEK-u.
Çaste më parë, KEK-u publikoi edhe pamje të prodhimtarisë së njësive A3 dhe B1, duke ftuar qytetarët të mos bazohen në lajme të pavërteta.
“Për të gjithë ata që duan saktësi, jo spekulime:
Siç shihet në fotografi, njësia A3 është duke prodhuar 110 MW/h dhe njësia B1 aktualisht 263 MW/h.
KEK NUK është në 0 MW/h – mos u bazoni në lajme të pavërteta” deklaroi KEK-u.





Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się