Bashkimi Europian as s’është në dijeni as s’është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër paralelisht me atë kryesore. Kështu ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Europian për Gazetën Express për projektin që po e shtyn përpara Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
Bashkimi Europian thotë se çdo vendim për ndërtim lidhur me këtë urë duhet të bëhet me kujdes dhe duke përfshirë komunitetet.
“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka publikuar një fotografi të projektit që synojnë ta jetësojnë ku shihen dy ura që do të lidhnin jugun me shumicë shqiptare e veriun me shumicë serbe.
Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas themelimit të bordit të përbashkët të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.
“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”.

Ndërtimi i këtyre dy urave u pa si përpjekje nga ana e Qeverisë së Kurtit për të zëvendësuar planin e dështuar për hapje të Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, e cila s’u përkrah nga bashkësia ndërkombëtare.
Verën e vitit të kaluar në Urën e Ibrit nisën procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve dhe atje u dërguan kamionë me pesha të rënda.
Për hapjen e Urës së Ibrit, ndërkombëtarët kërkuan që ajo të diskutohet në tavolinën e dialogut dhe po të njëjtin qëndrim kishte mbajtur edhe KFOR, i cili është i vendosur në këtë urë.
Megjithatë, këto përpjekje përfunduan pa ndonjë rezultat.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në